TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2025, 19:27

Durrësi me turistë edhe në vjeshtë, kultura dhe historia e kthejnë qytetin në destinacion gjithë-vjetor

Shkruar nga Pamfleti

Durrësi me turistë edhe në vjeshtë, kultura dhe historia e

Edhe në stinën e vjeshtës, Durrësi mbetet një nga destinacionet më të dashura për turistët e huaj.

Amfiteatri antik, muret bizantine, muzeu arkeologjik dhe bulevardi pranë detit, ndërthurin historinë me ritmin modern të qytetit duke impresionuar vizitorët.

Pjesë e itinerarit të tyre është edhe tregu I fruta–perimeve, ku përjetohet atmosfera e gjallë e jetës vendase, aromat dhe ngjyrat e produkteve tradicionale.

Në rrugët e qytetit, turistët zbulojnë se çfarë i sjell në Durrës këtë periudhë.

Jo vetëm deti, por edhe historia e kultura po e kthejnë Durrësin në një destinacion të vizitueshëm në çdo kohë të vitit./A2CNN

Lini një Përgjigje