TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2025, 16:48

Lista/ Aferat në shëndetësi, mbi 30 zyrtarë në shkelje flagrante; a do t’i ndëshkojë Evis Sala?

Shkruar nga Pamfleti
Lista/ Aferat në shëndetësi, mbi 30 zyrtarë në shkelje
Evis Sala në spitalin rajonal të Lezhës

KLSH nxjerr zbuluar shëndetësinë e Edi Ramës...

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rrëzuar propagandën e qeverisë sa i takon sistemit shëndetësor. Në auditimin që u bë para pak ditësh në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u zbuluan një mori shkeljesh, sidomos sa i takon të sëmurëve me kancer.

Rezultatet e këtij auditimi hedhin dritë që nga mungesa e barnave të domosdoshme, përdorimi i barnave të skaduara, deri te vonesat sistematike në furnizime dhe mungesa totale e kontrollit mbi procesin.

Nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre – ose 46% – nuk janë importuar asnjëherë gjatë periudhës janar 2021 – mars 2025. Kjo do të thotë se thuajse gjysma e barnave që ligjërisht lejohen për trajtim, nuk janë vënë kurrë në dispozicion të pacientëve.

Përveç kësaj, një numër barnash rezultojnë të skaduara, por ende figurojnë si të disponueshme në sistemin elektronik të menaxhimit. Konkretisht, 19 flakonë Ifosfamide dhe 602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza janë evidentuar si të skaduara, por të padeklaruara, duke rritur rrezikun për përdorim të pavetëdijshëm nga personeli shëndetësor.

Auditimi ka zbuluar gjithashtu se procesi i përgatitjes së barnave citostatike në QSUNT kryhet pa udhëzime standarde, me pajisje të vjetra e të pashërbyera dhe nga personel jo i kualifikuar. Pajisjet nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga momenti i futjes së tyre në përdorim, ndërkohë që mungon çdo lloj kontrolli fizik, kimik apo laboratorik mbi përgatitjet. Infermierët marrin barnat nga farmacistët dhe i përziejnë vetë, pa asnjë mbikëqyrje të dokumentuar dhe në kushte jashtë standardeve të sigurisë.

Për shkak se ka pasur shumë shkelje, KLSH në raport ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj personave përgjegjës. KLSH rekomandon që të ketë vërejtje deri në largim nga puna për afro 30 funksionarë në FSDKSH, në Ministrinë e Shëndetësisë apo në QSUT. Raporti i ka shkuar në dorë ministres së Shëndetësisë Evis Sala. Të shohim se sa korrekte do të jetë ajo në zbatimin e rekomandimeve, pasi vetë Rama bën një vesh shurdh dhe një sy qorr kur vjen puna te rekomandimet e KLSH.

Punonjësit e gjetur me shkelje

A. Punonjësit e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

- Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

-Drejtori i Drejtorisë së Rimbursimit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

-Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

-Drejtori i Drejtorisë Ekonomike pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2021 ± 31.03.2025.

B. Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

-Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

-Përgjegjës i Sektorit të Autorizimit për Tregtim dhe Çështjeve Rregullatore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

-Përgjegjës i Sektorit të Shpërndarjes së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

-Përgjegjës i Sektorit të Inspektimit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

-Përgjegjës i Laboratorit të Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për periudhën 2021 ± 31.03.2025.

C. Punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

-Drejtori i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025;

-Drejtori i Farmaceutikës pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025;

-Drejtori i Drejtorisë Spitalore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025;

-Drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për periudhën 2022-31.03.2025.

D. Punonjësit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

- Drejtori i Përgjithshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për periudhën 2021 ± 31.03.2025;

- Shefi i Shërbimit Onkologjik dhe Njësisë së Kimioterapisë, Shërbimit të Hematologjisë, Shërbimit të Onko-hematologjisë Pediatrike, Shërbimit të Onko-hematologjisë, Shërbimit të Neurologjisë për periudhën 2022-31.03.2025;

- Kryeinfermierët e Shërbimeve / Njësive Ditore për periudhën 2022-31.03.2025;

- Drejtori i Drejtorisë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

- Përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore në Drejtorinë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë Juridike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Drejtori i Drejtorisë Ekonomike pranë QSUNT-së, për periudhën 2022-31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Financës në Drejtorinë Ekonomike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Planifikimit Buxhetor në Drejtorinë Ekonomike pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022- 31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Barnave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Barnave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Materialeve Mjekësore në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Kapave në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Përgjegjësi i Sektorit të Rimbursimit në Drejtorinë e Shërbimit Farmaceutik pranë QSUNT-së për periudhën 2022-31.03.2025;

-Anëtarët e Komisioneve të Kolaudimit të Barnave për kontratat e furnizimit ku janë evidentuar problematika për periudhën 2022-2025. /Pamfleti

2 Komente

  1. D
    Doktori

    Shyqyr qe Ministri i Shendetesise per periudhen 2022 - 25 nuk ka ditur gje, se po merrej me luften e yjeve:-) e nuk kishte dijeni per buxhetin e ministrise dhe prokurimin e citostatikeve. Ata te KLSH-se duhen audituar (e kolauduar) per vete se bejne ca auditime qesharake e per faqe te zeze. Le qe u duhet bere vetingu edhe punonjesve te Klsh-se se jane bere me te pasur se politikanet.

    1. E
      Elvira

      KETA I BIE TE KTHEJNE PARATE ne buxhetin e shtetit bashke me interesin mbrapsht (e te shkoje e gjitha per shendetesi atje ku duhet) OSE T'U RRITEN PAGAT TE MOS NDYEJNE ME DUART te gjoret me klinika se u meruan, boll jane lodhur ne shkolle, ca rropaten me keq se pastrueset patronazhiste

      Lini një Përgjigje