
Analisti Frrok Çupi ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike dhe kreun e saj Sali Berisha, duke e krahasuar partinë si një organizatë muxhahedine. Sipas tij, Berisha reagon në mënyrë agresive dhe abuzive ndaj ligjit.
Çupi theksoi se sjelljet e PD-së janë në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës dhe po dëmtojnë rëndë zhvillimin e demokracisë në vend.
Ai akuzoi opozitën se po përpiqet të manipulojë opinionin publik dhe po pengon rrugën europiane të Shqipërisë. Analisti e cilësoi sjelljen e liderit të opozitës, si një formë tiranie që po izolon politikisht Partinë Demokratike dhe po e çon partinë drejt shpërbërjes.
“PD është tipike muxhahedinë që reagon keq me ligjin, abuzon me ligjin dhe ligjin e vë në kundërshtim me të drejtën. Pasojat janë këto që zvarritet demokracia, që çohet askund reagimi qytetar. Duan ta bëjnë njeriun dhe rendin që të vuajë. Këto janë ato që ata ofrojnë. Nga vjen këto, vjen nga një kujdes i mazhorancën në prag të Bashkimit Europian. Dhe në derën e BE nuk shkohet si Berisha me Tabakun, me gurë kundër vendit tënd, por shkohet me përkushtim për vendin tënd, si mazhoranca, dhe këtë kërkesë PD e sheh si dobësi. Berisha nuk merret seriozisht, nuk është marrë seriozisht kur ka qenë me postin, jo më… Ai nuk merret seriozisht për shkak të qëndrimeve të tij. Thotë tani që nuk e ka partia, por kandidatët, e zhvesh veten nga partia. Kjo është sjellje e një tirani, të një shoqërie”, tha Frrok Çupi për “Abc News”.
Sipas tij, përpjekjet e Berishës për të shkëputur përgjegjësinë nga partia dhe për ta zhvendosur te kandidatët, tregojnë mungesë serioziteti dhe mungesë vizioni.
Çupi tha se situata aktuale e PD-së është një provë ekzistenciale për këtë forcë politike, e cila nuk arrin më të përfaqësojë qytetarët dhe nuk ka një të ardhme në skenën politike shqiptare nëse vijon me këtë kurs.
“Rinumërimi i votave ishte një “boomerbang” për Sali Berishën. Rinumërimi nuk ka ndikuar në rezultat dhe kandidatët e PD kanë humbur akoma më shumë vota. E di që nuk ka ndryshime dhe i vë shkopinj nën rrota shoqërisë. Janë në provën ekzistenciale. Të jesh njësoj si Sali Berisha do të thotë që nuk votoheshin dhe nuk i ofron më gjë shoqërisë. Në gjithë këtë që ndodhi shfaqen dy-tre pamje, e para mazhoranca e dalë nga zgjedhjet ishte shumë në rregull, e dyta la për të kuptuar që Berisha edhe në momentet e fundit është i lig dhe e treta është që PD nuk ka për të dalë”, u shpreh Çupi.
Lini një Përgjigje