TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2025, 07:14

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, moti merr kthesë në fundjavë

Shkruar nga Pamfleti
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, moti merr kthesë në fundjavë
Reshje shiu dhe ulje temperaturash për fundjavën

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryj me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.


Temperaturat e regjistruara:

Në zonat malore 10 deri 21 °C

Në zonat e ulëta 12 deri 22°C

Në bregdet 14 deri 22 °C

reshje shiu dhe ulje temperaturash moti

Lini një Përgjigje