TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2024, 11:19

Rënie temperaturash, meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të vazhdojë moti për muajin janar

Shkruar nga Pamfleti

Rënie temperaturash, meteorologu Hakil Osmani zbulon si do të

Meterologu Hakil Osmani ka zbuluar si do të jetë kjo javë e parë e muajit janar.

Në një lidhje me “Breaking News”, ai ka treguar se deri ditën e shtunë do të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.

Sipas meterologut, nga dita e diel do të kemi ndryshim të masave ajrore.

“Ka nisur janari në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat kanë krijuar mundësi për reshje shiu herë pas here në formën e rrebesheve, të fokusuara në zonat veriore. Pritet që deri ditën e shtunë të mbetemi nën ndikimin e motit të paqendrueshëm, duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente dhe të krijojnë mundësi për reshje shiu. Ndërkohë, pritet që temperaturat të jenë të larta.

Ditën e shtunë në fakt pritet të kemi dhe problematikë parametrin e erës.

Në fakt, përsa i përket janarit, sinjalet janë që duke filluar nga dita e dielë të kemi ndryshim të masave ajrore. Do të kemi masa ajrore të ftohta, të cilat do të zbresin nga veriu i kontinentit europian drejt jugut duke prekur kështu dhe vendin tonë, gjithashtu duke bërë që të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Do të fillojë rënia e tyre që nga dita e diel”, u shpreh Osmani.

Lini një Përgjigje