
Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se pasi kanë refuzuar të paguajnë faturën e SPAK prej 10 milionë lekësh për të marrë kopje të akteve të dosjes së klientit të tij, do të qëndrojnë në Prokurorinë e Posaçme për të lexuar të gjithë dosjen.
Ermal Yzeiraj, u shpreh se kanë paraqitur një kërkesë tek gjyqtari Erjon Bani, ku sipas tyre argumentojmë paligjshmërinë e akteve ku bazohet fatura e SPAK, por ende nuk ka një zbardhje vendimi.
"Për sa i përket bazueshmërisë së dokumenteve, ne kemi paraqitur një kërkesë tek gjyqtari Erjon Bani, ku argumentojmë paligjshmërinë e akteve ku bazohet fatura e SPAK. Gjyqtari ende nuk e ka zbardhur vendimin, na ka orientuar të shkojmë në Gjykatë Administrative. Kjo është një cik rrugë e lodhshme, por jo e pamundur", tha avokati i Beqajt.
Pyetje: A është hera e parë që paguani një faturë të tillë, se ju prej kohësh mbroni persona përpara SPAK dhe GJKKO, apo ndodh me të gjithë personat që janë duke u hetuar nga ky institucion?
Avokati: Ironi është se më të njëjtët prokurorë, me të njëjtët gjyqtar, çështje tjetër nuk kam paguar asnjë lek.
Pyetje: A mendoni se do mund ta studioni të gjithë dosjen?
Avokati: Jo, e pamundur, do lexojmë sa të mundemi.
Pyetje: Po thoni që Beqaj do qëndrojë sot gjatë gjithë kohës në SPAK deri në përfundim të orarit zyrtar?
Avokati: Sa të na lejojnë të lexojmë, do vazhdojmë të lexojmë, unë doja thjesht të pijë një kafe.
Pyetje: Po si do e kalojë zoti Beqaj këtë?
Avokati: Do e përballojë!
Që prej orës 9:00, prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme ku qëndrojnë avokatët, për t’u njohur me të.
Ish-ministri i Shëndetësisë, që është nën akuzë për Sterilizimin, bashkë me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe ish-zv.ministri Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj. Beqaj refuzoi që të paguante 1 milion e 200 mijë lekë për çështjen.
Lini një Përgjigje