TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2025, 22:39

Rebelim brenda PD? Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk siguron përsëritjen e zgjedhjeve, duhet të largohet

Shkruar nga Pamfleti

Rebelim brenda PD? Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk siguron

Deputeti i PD, Besart Xhaferri ka deklaruar se kreu i opozitës, Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi nëse nuk zbaton kauzat që ka premtuar.

Sipas Xhaferrit retorika se zgjedhjet e 2025-ës janë vjedhur, duhet të vërtetohet nga Berisha, në të kundërt, ai nuk mund të udhëheqë më opozitën.

Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet, kauza për farsë elektorale e tij duhet të vazhdojë. Nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet nga drejtimi brenda 2026-ës. Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, tha deputeti në një intervistë për Dekalog, në Dritare Tv.

Lini një Përgjigje