TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2024, 16:56

Reagon ministri: Hetim krye policit të Beratit Ermir Gërxhani, në dosje mungon vendimi i përjashtimit e kallëzimit për trafik droge

Shkruar nga Pamfleti

Reagon ministri: Hetim krye policit të Beratit Ermir Gërxhani, në

Në dosjen e Shefit të Komisariatit në Berat, Ermir Gërxhani, në vend të vendimit të shkarkim-përjashtimit nga policia për kultivim e trafikim droge, është futur një vendim fals, sikur gjoja, nga policia është larguar 4 vite me dëshirë e leje për arsye familjare, dhe është rikthyer me të njëjtën gradë e detyrë...

Ka vepruar në heshtje Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, 4 ditë pas skandalit të publikuar nga “Pamfleti”, për rikthimin në strukturat e policisë dhe emërimin Shef Komisariati në Kuçovë e Berat, të Ermir Gërxhanit, kultivuesit e trafikuesit të sasive të mëdha të drogës.

Fakti është ky: më 4 korrik 2017, Ermir Gërxhani, në atë kohë Shef Komisariati në Përmet, u shkarkua dhe u përjashtua përgjithmonë nga policia dhe u kallëzua penalisht, sepse në magazinat e tij në fshatin Piskovë të Përmetit, iu kapën 11.6 ton drogë e gatshme për trafik në 8 parcela.

Por në muajin qershor 2021, ish-krye polici trafikant Ermir Gërxhani u rikthye në strukturat e policisë së shtetit; fillimisht si inspektor krimesh në Tiranë, ndërsa pas 3 muajsh u emërua Shef Komisariati në Kuçovë, ku në vend të luftonte krimin, krijoji rrjetin e kultivimit të drogës dhe bandat e grumbullimit të votave për PS në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Në datën 29 shtator 2023, me urdhër të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, trafikanti Ermir Gërxhani u emërua Shef Komisariati në Berat; ku sipas raporteve të SHISH e Anti-Trafikut, prej 1 viti ka krijuar dhe komandon grupet e kultivim-trafikut të drogës, lejimin, paprekshmërinë dhe fshehjen e krimeve të “të fortëve” të këtij qyteti.

Pas publikimit të këtij skandali nga “Pamfleti”, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, dosjen personale të Ermir Gërxhanit, për të parë zinxhirin e rikthimit të tij në polici dhe emërimin inspektor krimesh, Shef Komisariati në Kuçovë e Shef Komisariati në Berat me gradën “Krye-komisar”.

Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, ministri Ervin Hoxha ka konstatuar, se në dosjen e krye policit Ermir Gërxhani, mungon vendimi i datës 4 korrik 2017, i përjashtimit përgjithnjë të nga policia dhe kallëzimi në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si kultivues e trafikant droge.

Në dosjen e Shefit të Komisariatit në Berat, Ermir Gërxhani, në vend të vendimit të shkarkim-përjashtimit nga policia për kultivim e trafikim droge, është futur një vendim fals, sikur gjoja nga policia është larguar 4 vite me dëshirë e leje për arsye familjare, dhe është rikthyer me të njëjtën gradë e detyrë.

Në fakt, sipas urdhrit të ish-Drejtorit Haki Çako dhe dosjes te ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, rezulton se Ermir Gërxhani është përjashtuar nga policia, sepse kur ishte Shef Komisariati në Përmet, u kap me 8 parcela e 11.6 ton drogë në magazinat e tij në Piskovë.

Pavarësisht, se thonë që ministri Ervin Hoxha e ka kushëri krye policin trafikant Ermir Gërxhani, i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të hetojnë lidhur me zhdukjen e vendimit të shkarkim- përjashtimit të Ermir Gërxhanit nga policia dhe futja në dosje e një vendimi fals që fsheh të vërtetën.

Urojmë, që hetimi për trafikantin Shef Komisariati në Berat, Ermir Gërxhani, kushëri i ministrit të Brendshëm, të bëhet realisht dhe jo formalisht, për ta mbajtur në polici e në detyrë, pse jo për ta emëruar drejtor policie./Pamfleti

 

ermir gërxhani ervin hoxha

Lini një Përgjigje