TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2025, 21:37

Reagimi i ambasadës për zgjedhjet, Andi Bushati: Shyqyr që heshtën amerikanët

Shkruar nga Pamfleti

Reagimi i ambasadës për zgjedhjet, Andi Bushati: Shyqyr që

Analisti Andi Bushati komentoi mesazhin e ambasadës amerikane për zgjedhjet. Bushati tha se mesazhi i shkurtër i ambasadës as i godet zgjedhjet, për të cilat opozita pretendon se janë të manipuluara, por as i jep ndonjë bonus Edi Ramës, duke qenë se nuk e përmend fare.

“Mediat e Ramës thoshin se Amerika njohu zgjedhjet. Nga ana tjetër, berishistët thoshin: ja, ia dhjeu zgjedhjet Ramës, u prishën zgjedhjet. E vërteta është në mes të këtyre qëndrimeve. Pse? Nga njëra anë, derisa ambasada uron popullin shqiptar për zgjedhjet, një ambasadë nuk mund të urojë një popull për zgjedhje që ia kanë vjedhur. Pra, nënteksti nuk presupozon se janë të vjedhura, siç thotë opozita. Kjo është goditje për interpretimin e opozitës.

Nga ana tjetër, sollët deklaratën e 2021, të një administrate tjetër, aleate me Ramën. Por krahasimin e bëra ndryshe; kërkova dhe thashë: kush ka pasur zgjedhje këto kohë? Kishte zgjedhje presidenciale Rumania. Në ato, që në konferencën e Mynihut, zv.presidenti amerikan i goditi si zgjedhje ku elita nuk dëgjon popullin; e megjithatë, po të lexosh deklaratën amerikane në Bukuresht, e uron me emër presidentin e zgjedhur. Emri i Edi Ramës këtu mungon. Çfarë na tregon kjo? Nëse nuk janë pro opozitës, nuk janë të hapur ndaj Ramës. Zgjedhjet nuk i kanë dënuar, por Ramës nuk duan t’i japin as minimumin e një bonusi për zgjedhjet. Nga një anë, shyqyr që e kemi këtë heshtje amerikane. Këto do jenë zgjedhjet e para pa amerikanë dhe ky është lajm i mirë”, tha Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".

Bushati tha se deklarata e ambasadës anon më tepër nga njohja e zgjedhjeve, pasi një popull i vjedhur nuk mund të urohet. Ai foli edhe për ndikimin e administratave të ndryshme në politikën tonë, duke deklaruar se ka një tërheqje amerikane, të cilën e cilësoi si pozitive.

“Po do ta vësh në peshore, mund të interpretohet si mbështetje. Fraza 'urojmë popullin shqiptar'... ti uron dikë, ti shkon në shtëpi për urim kur i kanë vjedhur një send? Një njeri i vjedhur nuk urohet. Pra, në nëntekst nuk e pranon vjedhjen.
Preçi tha që ishin zgjedhjet me shumë Amerikë, por këto ishin zgjedhjet e para pa Amerikë dhe shyqyr që ishin kështu. Shqipëria është më mirë për këtë. Unë besoj që LaCivita është personazh privat dhe ka marrë lekët; nuk e shoh si Amerikë zyrtare. Zyrtarisht nuk ka qenë prezente. Nuk kanë qenë kaubojsit që merrnin përdore Bashën dhe Ramën. Kjo Amerikë kaubojse ka mbaruar.

Këta që nxjerrin tituj portalesh i pëlqejnë këto; them se Shqipëria është më mirë pa këtë lloj Amerike. Në këndvështrimin tim ka këtë të keqe: mendoj se regjimi autokratik shqiptar është vendosur këto 12 vjet me mbështetje dhe përkrahje amerikane.
Historia e Amerikës na tregon deri tani një shtet të madh, një superfuqi, hiperfuqi, që korrigjon vetveten. Mbështet Pinochet-in dhe i heq spinën pastaj. Mbështet Sadam Huseinin dhe e çon në litar. Kjo Amerikë që na la peshqesh diktaturën e Ramës, po të ishte ajo tradicionale… Nëse pe fjalimin e zv.sekretarit, tha: nuk do të jemi më korrigjuesit. Çfarë ndodh me Shqipërinë me Amerikën që po tërhiqet? Tërheqja e kësaj Amerike na lë peshqesh këtë të demokratëve.
Bota ka shpikur konventa që përcaktojnë rolin e diplomatëve; kur kalojnë këtë rol, shkaktojnë gjëma. Bëhesh kollaj Afganistan apo Kili”, tha ndër të tjera Bushati.

Lini një Përgjigje