TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2024, 07:17

“Rama provokoi me fjalimin në Athinë”, analisti: Ndihmoi Mitsotakis dhe Belerin

Shkruar nga Pamfleti

“Rama provokoi me fjalimin në Athinë”, analisti: Ndihmoi

Analisti Arian Curri ka komentuar takimin e kryeministrit Rama në Athinë. Ai u shpreh se në fjalimin e tij para emigrantëve shqiptarë, provokoi me historinë që tregoi për Laskarina Bouboulina, që siç tha ai, është heroina legjendare e pavarësisë greke.

“Rama provokoi dhe grekët reaguan, provokimi nuk është për keq. Grekët edhe revolucionin e kanë shqiptarë me shqiptarë, ata të besimit mysliman me atë ortodoks, edhe kur shaheshin shaheshin në shqip”, tha Curri.

I pyetur se a ka gjasa që Rama të ndikojë në forcat e ekstremit të djathtë dhe të jetë faktor, Curri u përgjigj se kryeministri e ndihmoi Mitokakis-in.

“Fakti që provokoi dhe ka të drejtë të provokojë, e ndihmon Mitsotakis që e djathta greke të ripërmblidhet rreth e rrotull tij, për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Rama ndihmoi veten, por edhe Mitsotakis, për arrestin e Belerit, Mitsotakis fitoi me ndihmën e tij. Grekët u bënë bashkë kundër shqiptarëve. Rama po ndihmon edhe Belerin të zgjidhet si eurodeputet, edhe Mitsotakis të thellojë fitoren në zgjedhje. Kjo temë po zien në mediat greke”, u shpreh ai për TCH.

 

Lini një Përgjigje