TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 10:31

Qeveria e re/ Rama 11 ministra në kabinetin e ri, dy emrat që pritet të rikonfirmohen

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria e re/ Rama 11 ministra në kabinetin e ri, dy emrat që pritet
Edi Rama

Ka nisur mbledhja e delegatëve të Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, ku në orën 11.00 do të mbyllen dyert dhe do të nisë mbledhja e Asamblesë Kombëtare.

Gazetarja Oliverda Allmuça gjatë Asamblesë Kryeministri Edi Rama do të zbulojë emrat e kabinetit të katërt qeverisës, i cili do e çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Sipas saj Pirro Vëngu do të jetë i konfirmuar si Ministër i Mbrojtjes dhe Igli Hasani si ministër i Jashtëm.

"Fillimisht do të mbajë fjalën kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi. Më pas do e marrë fjalën Kryeministri Rama. 

Në vijim do të ketë diskutime mes deputetëve dhe ministrave aktualë. Kurioziteti më i madh është se si do të qeveriset Shqipëria në katër vitet e ardhshme dhe kabineti i ri qeveritar.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të njëjtën teknikë, i ka qëndruar besnik mënyrës për ta mbajtur vetë ekskluzivitetin e përbërjes së qeverisë. 

Flitet se zoti Pirro Vëngu do të jetë i konfirmuar si Ministër i Mbrojtjes dhe Igli Hasani si ministër i Jashtëm, ndonëse ai ka qenë i tërhequr nga retorikën publike. 

E konfirmuar është që do të ketë 11 ministra. Kryeministri Edi Rama e ka theksuar vetë se do të fokusohet tek rikthimi i emrave teknikë. ", tha ajo.

rama dy emrat që pritet të rikonfirmohen

Lini një Përgjigje