TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 08:41

Analisti: Berisha po shuan çdo zë në PD, nëse i kundërvihesh përjashtohesh nga partia

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Berisha po shuan çdo zë në PD, nëse i
Sali Berisha dhe Flamur Noka

Analisti Martin Leka thotë se është absurde deklarata e kreut të PD, Sali Berisha, i cili tha se do të futet në Kuvend, edhe pse nuk rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Leka u shpreh se Berisha shuan çdo zë në PD dhe nëse i kundërvihesh atij, përjashtohesh nga partia.

Leka shtoi se PD nuk reformohet me Berishën.

“Ai, edhe zgjedhjet nuk i njoh, edhe në parlament futemi. Është diçka gati absurde. Për zgjedhjet mund të kemi vërejtje, por të mosh njohësh zgjedhjet, t’i thuash farsë dhe të marrësh pjesë, është absurdi më i madh. Sali Berisha e dominon PD, është partia e vet. PD, jo opozitën. Është i vetmi njeri që shuan çdo zë në PD. Më vjen keq,  se aty ka figura të afta, por e kanë të pamundur. Nëse i kundërvihesh Sali Berishës, je jashtë asaj partie. Mendoj që prej 12 vitesh, PD e ka drejtuar Sali Berisha. Sali Berisha do mbahet mend për mosmbajtjen e fjalës së dhënë. Tani që është në krye, e hoqi neni Basha. Atë parti, e ka si parti të familjes së vet. Nuk reformohet PD, duke patur nga brenda Sali Berishës.”, theksoi ai.

berisha po shuan çdo zë në pd

Lini një Përgjigje