TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 08:37

Durrësi 'zgjohet' nën ujë, rrugë dhe automjete të bllokuara

Shkruar nga Pamfleti

Durrësi 'zgjohet' nën ujë, rrugë dhe automjete

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit, automjetet kanë mbetur të bllokuara.

Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.

Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes. Ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikëses kanë nisur punën për të larguar ujin nga zonat më të prekura.

Lini një Përgjigje