Një e nga një, mjekët e specialistët e Spitalit Onkologjik ditën e sotme mbërritën në dyert e SPAK.
Ata do të njihen me masat e sigurisë, por këtë herë në Gjykatës së Posaçme, pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë dhe dosja në ngarkim të 7 të të akuzuarve i kaloi SPAK.
Ndryshe nga hera e shkuar, kur mjekja Alketa Pere u ndal e bisedoi me gazetarët, madje duke kërkuar që t’a nxirrnin bukur në kamera, këtë herë ajo ishte e qetë dhe pati vetëm një buzëqeshje të lehtë për kameran.
Nuk foli asnjë fjalë, as në telefonin që mbante në vesh. Gazetarët nga ana tjetër, e kanë ‘thumbuar’ mjeken pas kritikës së kësaj të fundit se në raportimet e tyre dhe kronika i kishin nxjerrë një foto shumë të keqe.
Edhe mjeku Edmond Gashi erdhi në dyert e gjykatës së posaçme me telefon në dorë e më pas në vesh. Nuk vrapoi si herën e fundit për të mos u përballur me kamerat dhe këtë herë ishte i shoqëruar nga policia, pasi ndaj tij masa e sigurisë është arrest në shtëpi.
Lini një Përgjigje