TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2024, 11:05

Skandali tek Onkologjiku, Edmond Gashi shkon në SPAK me polic; rivlerësohen masat për mjekët e tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Skandali tek Onkologjiku, Edmond Gashi shkon në SPAK me polic;
Edmond Gashi

Ditën e sotme, mjeku Edmond Gashi, që qëndron në masën e "arrestit në shtëpi", ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga një punonjës policie.

Kjo sepse sot mbahet seanca gjyqësore, ku pritet që GJKKO të vlerësojë masat e sigurisë ndaj shtatë të dyshuarve për skandalin tek Onkologjiku, pas kalimit të hetimit për kompetencë në SPAK.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror për mjekët e Onkologjikut.

Hetimi për pasurinë  e mjekëve po ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj.

Gati tre javë më parë, Gjykata e Tiranës caktoi masat “arrest në shtëpi” për mjekun Edmond Gashi dhe farmacistin Florian Marku. Ndërsa për mjeken Alketa Pera, zv.drejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi, koordinatorin Emiljano Lela, administratorin e klinikës private, Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT, Drilona Kishta gjykata caktoi masën e “detyrimit për paraqitje”.

Sipas hetimit të deritanishëm, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u bërë burim i rrezikshëm radioaktivitetit për stafin mjekësor dhe pacientët. Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimin e ilaçeve të kancerit të spitalit dhe tregtimit e tyre në dy farmaci private.

Dosja ndaj mjekëve të Onkologjikut i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë. Më 26 Qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut.

Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Skema si vepronin mjekët në Spitalin e Onkologjikut në QSUT;

Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private.

Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private.

Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë.
Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim.

Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.

Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.

 

skandali tek onkologjiku edmond gashi

Lini një Përgjigje