
Gazetari Elkier Bushkolaj tha se dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani kanë fundosur emrat e të fortëve të krimit.
Për prokuroren Musabelliu, gazetari tregoi se e kanë ndjekur vazhdimisht, i kanë fotografuar fëmijët, burrin, zyrën e punës së saj dhe të bashkëshortit. Madje të gjithë fotot ja nisnin dhe Musabelliut dhe burrit të saj.
“Kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal që ka pasur një bazë të gjerë në Tiranë. Ishte pikërisht kjo bazë në Tiranë që çoi në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale pasi aty u gjetën gjurmë të Tafanit pas grabitjes së një pike këmbimi në zonën e Astirit. Ka vepruar si një grup i mirëfilltë i strukturuar kriminal që kishin dhe financa. Kanë ndjekur hap pas hapi të dy prokurorët. Duhet të themi dhe një fakt tjetër se prokurorja e Lushnjës është e përjashtuar nga vetingu, pra nuk e di nëse gjatë kësaj periudhe ka ushtruar profesionin e avokatit”, u shpreh Bushkolaj për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje