TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2023, 14:48

Projektligji për shpifjet, Tomorri: Të shtohet neni edhe për qeveritarët që gënjejnë, përfundojnë me burgim të përjetshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Projektligji për shpifjet, Tomorri: Të shtohet neni edhe për
Klodian Tomorri

Tomorri shkruan me ironi: “Anëtarët e qeverise dënohen me 1 muaj burg për çdo gënjeshtër që thonë. Na ikën gjithë qeveria me burgim të përjetshëm”.

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me projektligjin që Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend.

Basha kërkon që nëse një ligjvënës bën një deklaratë ndaj një deputeti, ky i fundit ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse instancat e drejtësisë vërtetojnë që deklarata është shpifje, deputeti rrezikon nga gjobë deri në 2 vite burg.

Tomorri shkruan me ironi: “Anëtarët e qeverise dënohen me 1 muaj burg për çdo gënjeshtër që thonë. Na ikën gjithë qeveria me burgim të përjetshëm”.

Mirë e paska bërë Basha këtë projektligjin për të dënuar me nga 2 vjet burg deputetët kur shpifin. Shto dhe një nen aty re: Anëtarët e qeverise dënohen me 1 muaj burg për çdo gënjeshtër që thonë. Na ikën gjithë qeveria me burgim të përjetshëm.”-shkruan Tomorri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend një projektligj, përmes së cilit kërkon ndryshime në Kodin Penal.

Konkretisht kryedemokrati Basha, kërkon që në nenin 120 të Kodit Penal, të shtohen edhe deputetët. Me këto ndryshime, Basha kërkon që nëse një ligjvënës bën një deklaratë ndaj një deputeti, ky i fundit ka të drejtë të bëjë kallëzim në prokurori dhe nëse instancat e drejtësisë vërtetojnë që deklarata është shpifje, deputeti rrezikon nga gjobë deri në 2 vite burg.

"Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo forme tjetër, përben kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet.", thuhet në projektligjin e propozuar nga Basha.

klodian tomorri

Lini një Përgjigje