
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar disa detaje rreth teknologjisë së prodhimit të armëve në vendin tonë.
Mediu tregoi se Shqipëria ka pasur tre uzina kryesore të prodhimit të armëve, lëndëve plasëse dhe municionit.
Ai tha gjithashtu se në Poliçan ditët e sotme janë dy pajisje franko-zvicerane për prodhimin e fishekëve, por që sipas tij, nuk janë vendosur asnjëherë në punë.
“Shqipëria për herë të fundit ka tentuar të prodhojë fishekë apo edhe kallashnikovë në 2006-2007 me kërkesë të partnerëve tanë, e cila funksionoi për një periudhë të shkurtër kohore. Por nuk e ka teknologjinë. Në Shqipëri ka teknologji kineze dhe ruse.
Me sa kam unë dijeni janë dy pajisje për prodhimin e fishekëve në Poliçan që janë franko-zvicerane, por që nuk janë vendosur asnjëherë në punë. Unë dëgjova Peleshin që tha ne duhet ta rivitalizojmë industrinë ushtarake, por kjo lloj kërkese e Zelenskyt është një kërkesë për emergjencë që nuk përputhet me mundësitë që ka Shqipëria. Pastaj çfarë mund të bëjë më pas Shqipëria, kjo është një çështje tjetër.
Kanë qenë tre fabrika, ajo e prodhimit të fishekëve në Poliçan, të armëve apo kallashnikovëve në Gramsh dhe në Mjekëz ajo e prodhimit të lëndëve plasëse. Këto u kthyen më tepër për demontimin dhe shkatërrimin e armëve dhe sot në dijeninë time nuk ka më dijeninë time sot teknologji për armët. Nga demontimi para Gërdecit ka pasur 100 viktima të tjera po ju nuk dini gjë”, tha Mediu për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje