
Avokati i Fredi Belerit, pas përfundimit të seancës në GJKKO, deklaroi se akuzat e ngritura ndaj Belerit nuk qëndrojnë.
Sipas tij, organi i akuzës nuk ka paraqitur asnjë provë për rastin e Belerit, teksa pretendoi se provat për arrestimin e tij janë të fabrikuara. Më tej, avokati shtoi se qëllimi i këtij procesi gjyqësor nuk është arrestimi i Belerit, por mbajtja peng e Bashkisë së Himarës.
“Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat.
Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë. Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulattet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë. S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll”, tha ai.
Lini një Përgjigje