Modelja dhe ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini e përfolur shpeshherë për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka ka thyer heshtjen pasi i doli emri në dosjen e SPAK.
U desh një operacion i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që të dilte e vërteta mes Trejsit dhe Dukës.
Në dosjen hetimore që doli pak muaj më parë, thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York.
Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.
Ndërkohë së fundmi Trejsi ka publikuar një foto ku në përshkrimin e saj tregon se është një yll dhe bën vëtë para.

Në dosje e lartëpërmendur zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.
Kujtojmë që pak kohë më parë Trejsi Sejdinit ju sekuestrua edhe një mjet luksoz që ishte dhuratë nga Leonard Duka, dhe që sot përdoret nga forcat e policisë.
Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt.
Lini një Përgjigje