TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2025, 11:30

‘Po yt vjehërr ka vjedhur gjë?’/ Qytetari përplaset me Malltezin në hyrje të GJKKO: Lapangjozë je ti dhe vjehrri yt

Shkruar nga Pamfleti
‘Po yt vjehërr ka vjedhur gjë?’/ Qytetari përplaset
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi ësht paraqitur ditën e sotmë në sencën që po zhvillohet në GJKKO ndaj tij, Sali Berishës dhe  personave të tjerë.

Në hyrje të gjykatës, Malltezi ka zgjedhur të sulmojë ambasadoren Yuri Kim dhe Prokurorët e SPAK-ut.

“120 milionë euro po vjedhin këto zonjat, ndërsa këta lolot, lepe-peqe, që duhet të hetojnë, janë rreshtuar para hajdutes.” – u shpreh Malltezi, ndërsa futej në seancë.

Ndërkohë një qytetar, me sa duket, i ka prishur skemën Malltezit, duke e pyetur: “Po yt vjehërr ka vjedhur gjë?

Ndërkohë që Malltezi vijon akuzat për prokurorët e SPAK dhe gjykatësit e GJKKO, qytetari dëgjohet të thotë: “Edhe ti edhe vjehrri jot lapangjozë jeni, jo ata...”

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

jamarbër malltezi

Lini një Përgjigje