TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 14:53

“Po na marrin frymën”, Lëvizja Bashkë ngre alarmin: Tirana e ndotur dhe në kaos, përfitojnë vetëm pushtetarët dhe oligarkët!

Shkruar nga Pamfleti
“Po na marrin frymën”, Lëvizja Bashkë ngre alarmin:
Arlind Qori dhe anëtarët e Lëvizjes Bashkë

Lëvizja Bashkë ka ngritur alarmin për ndotjen e ajrit në Shqipëri. Në një deklaratë publike shprehen se përgjegjës për këtë katastrofë mjedisore janë pushtetarët që japin leje ndërtimi pa kriter, duke prodhuar kaos urban dhe trafik të rënduar.

Ata që përfitojnë janë oligarkët e ndërtimit dhe të importit të naftës.

Deklarata e Lëvizjes Bashkë: 

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, çdo vit në Shqipëri vdesin 5,410 qytetarë nga sëmundje të shkaktuara prej ndotjes së ajrit. Kjo vdekshmëri është 2.6 herë më e lartë se mesatarja e vendeve të Evropës. Përmasat e këtij krimi urban janë më të theksuara në Tiranë.

Tirana është një nga qytetet më pak të gjelbëruara të Evropës. Sot sipërfaqja e hapur e gjelbër është më pak se 0.46 m2 për banor. Standardi ndërkombëtar është 4-9 m2 për banor.

Përgjegjës për këtë katastrofë janë pushtetarët që japin leje ndërtimi pa kriter, duke prodhuar kaos urban dhe trafik të rënduar. Ata që përfitojnë janë oligarkët e ndërtimit dhe të importit të naftës.

Por Tirana mund të bëhet qytet i jetueshëm përmes angazhimit tonë, duke u bërë presion institucioneve që të marrin këto masa:

· Matja periodike e ndotjes së ajrit;

· Mbrojtja dhe zgjerimi i parqeve të qytetit;

· Shtimi i sipërfaqes së gjelbëruar për të arritur standardet evropiane;

· Pezullimi 5-vjeçar i ndërtimeve brenda Unazës së Madhe;

· Përmirësimi i ndjeshëm i transportit publik;

· Kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit;

· Mbështetja për përmirësimin e flotës së automjeteve.

Nënshkrimi i peticionit të hartuar nga Lëvizja BASHKË është hapi i parë i përpjekjes së përbashkët për një Tiranë të jetueshme.

Lini një Përgjigje