Havier Dobi akuzohet se së bashku me nënën e tij kanë vjedhur mbi 400 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit dhe sot janë përballur me kërkesën e Prokurorisë për tu dënuar.
Mbrojtja e Havier Dobit, ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë duke kërkuar që të dënohet me shërbim prove dhe jo me burg, pasi është i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen.
“Ai e ka pranuar veprën penale dhe ka shprehur pendesë të thellë për atë që ka kryer. Havieri është i vetmi që mund të siguroje të ardhura për familjen. Gjykata të ketë parasysh rrethana lehtësuese, për këto arsye, vlerësojmë që të mos dënohet me burg por me shërbim prove”, ka thënë avokati.
Ai ka thënë se klienti i tij është treguar bashkëpunues ndaj dhe është zbuluar krimi, si dhe kërkoi rrethana lehtësuese duke patur parasysh fatkeqësinë që u ka ndodhur në familje.
“Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua e gjithë ngjarja. Të merret parasysh. Ata kanë edhe një faktkeqësi. Ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur ti kthehen Rozeta Dobit", tha avokati.
Ndërkohë gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, nëna e Havierit, Rozeta Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.
Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milion lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme.
Lini një Përgjigje