Gazetarja Alba Kepi tha se kundërpërgjigjet e fundit të Ramës duke kërkuar që të jetë pjesë e emisionit "Report" në "RAI 3" ishte një autogol. Ajo tha se nuk mund të vendosësh kushte, edhe pse je kryeministër.
"Në kundërpërgjigjet e fundit që ka bërë Rama mendoj se ka bërë një tjetër autogol duke kërkuar që të jetë pjesë e emisionit ‘’Report’’ në Rai3. Por me një kusht që të jetë drejtpërdrejtë.
Unë mendoj se nuk mund të vendosësh kushte të tilla kur je kryeministër i një vendi tjetër.
Mendoj se kryeministri shqiptar po kalon jo vetëm duke u bërë avokat i vetes, avokat i sekretarit të Kryeministrisë, avokat i vëllait të tij, avokat i Melonit kur vetë kryeministja e Italisë nuk ka pasur asnjë lloj reagimi.
Reagimi i kryekomisionieres së medias në Itali e konsideronte absurd faktin që kryeminsitri i një vendi të huaj ndërhyntë në median në Itali", tha ajo për "Ora News".
Lini një Përgjigje