
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë duke kontaktuar drejtorin e RAI3, pas publikimit të dokumentarit për marrëveshjen e emigrantëve.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Gjekamrkaj deklaroi se Rama ju drejtua drejtorit të RAI-t, sikur fliste me drejtorin e ndonjë kazani.
“Ngjarja tjetër që ka bërë bujë të madhe që tregon mendësinë, është kjo që ndodhi me RAI-n. Fuqia që kryeministri ndërhynë për ti bërë presion drejtorit të RAI-T duke shkaktuar reagime dhe indinjata. Deputetë personalitete që e kanë të shenjtë pavarësinë e institucioneve.
Ndërhyn sikur merr drejtorin e kazanit, jo të RAI3. Po hedh hije dyshime për tarifat, vlerat, fondet, analistët atje e kanë shqetësim të madh investimin e parave publike, Dritë hijet e një marrëveshjeje. Nga pikëpamja e saj Italia e kishte një zgjidhje në qytetin e ushtrisë që ka bosh pse duhet të vinte në Gjadër”, tha Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje