
Gazetari Edison Vatnikaj ka folir lidhur ngjarjet e rënda të regjistruara dy ditë më parë, të cilat, sipas tij, kanë nisur nga konflikte banale.
Duke u ndalur te rasti i të shtënave me armë zjarri në zonën e ish-parkut të autobusëve, në Delijorgj, ku një person mbeti i plagosur, Vatnikaj tha se konflikti dyshohet të ketë pasur në sfond një histori personale.
Ai u shpreh se ngjarja lidhet me një grua që më herët kishte pasur një lidhje me autorin e dyshuar, Besjar Ferazini, ndërsa aktualisht bashkëjetonte me të plagosurin, Akil Koxhaxhiku.
“Rasti i të shtënave me armë në zonën e Delijorgjit ndërmjet dy personave kishte të bënte me një krim pasioni për shkak të disa lidhjeve që autori kishte me një bashkëjetuese të të plagosurit. Të hershme në kohë, por siç duket gjaknxehtësia e ka bërë të dalë nga vetja dhe të kryejë krimin e rëndë”, tha Vatnikaj për "Euronews".
Ai u shpreh se sipas informacioneve, bëhet fjalë për një histori të kaluar që ishte rikthyer në vëmendje, ndërsa shton se autori shkoi me paramendim për të plagosur bashkëjetuesin e ish-partneres.
"E frikshmja është se personi në fjalë kishte armën e zjarrit me vete, duke lindur dhe pikëpyetja nëse ai kishte shkuar me paramendim për të kryer krimin apo nga rastësia e ka takuar, duke e qëlluar të riun në bark”, tha gazetari.
I plagosuri u transportua menjëherë në një spital privat në zonën e Rrugës së Kavajës, ku mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje