TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2025, 19:02

Plagosja e 17-vjeçares në Vlorë, Softa: Akti mund të jetë shtyrë nga presionet në rrjetet sociale 

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e 17-vjeçares në Vlorë, Softa: Akti mund të
Të hënën një 17-vjeçare në Vlorë u dërgua me urgjencë nga familjarët e plagosur me armë zjarri. Policia u shpreh  se e mitura ka tentuar të kryejë vetëvrasje, por kjo pistë thonë ekspertët duhet verifikuar në detaje. 

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë për “Abcnews”, tha se ngjarja është shumë e rëndë. Ai theksoi se të gjitha elementë duhet të kalojnë në sitën e  ekspertëve për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat. Sipas tij, gjetja e armës do të hedhë dritë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes. 

“Ngjarje traumatike, ngjarje shumë e rendë, sepse një vajzë adoleshente merr një akt final për të bërë vetëvrasje. Thuhet në media se për shkak të konfliktit në familje, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar veten. 

Mbetet enigmë 17-vjecarja gjeti armën për të kryer aktin e rëndë. Akti mund të jetë nga presionet e mundshme që vijnë nga rrjete sociale. Mund të jetë vrasje, duhet parë si është gjetur trupi i vajzës dhe pse janë fshirë gjurmët. Fakti që kërkojnë të fshehin ngjarjen tregon se ka patur shqetësim tjetër dhe jo dhimbjen e një 17-vjeçareje”, tha ai. 

Lini një Përgjigje