TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2025, 12:07

“Çfarë flet o Muçi”/ Drejtori i Bashkisë bëhet meme në rrjet: Kush e ka prodhuar qesen me rigon, ku e ke faturën

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë flet o Muçi”/ Drejtori i Bashkisë

Muçi, është një nga drejtorët që duket se e ka marrë shumë seriozisht kontrollin e urdhëruar nga Kryeministri Edi Rama, përsa i takon tregtimit të produkteve në tregje.

Ndoshta po të mos ishte ky ‘aksion’ me urdhër nga lart, Muçin do e njihte vetëm Bashkia ku ai mban postin e Drejtorit të Bujqësisë.

Por, tashmë Muçin e njohin të gjithë, madje edhe kthyer në një personazh ‘meme’ në rrjet. Muçi shumë serioz shfaqet në një treg në Sarandë, ku ndalet te një zonjë dhe e pyet: kush e ka prodhuar këtë?

Në dorë mbante një qese rigoni, të mbledhur nga zonja në fjalë, ose të afërm të saj, por Muçi donte që kjo qese të kishte një etiketë: kush e ka prodhuar rigonin.

Zonja e habitur i përgjigjet se rigonin e ka prodhuar mali, se ajo e ka mbledhur vetë, por duket se Muçi insiston te ajo etiketa: kush e ka prodhuar. Madje për t’u treguar edhe më shumë serioz, Muçi i thotë zonjës se për të shitur qesen me rigon duhet edhe kuponi tatimor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqiptarja.com (@shqiptarjacom)

Biseda

Muçi: Prodhuesi

Bardha: Mali

Muçi: Nuk funksionin ashtu

Bardha: Vajta i mblodha në mal, çfarë flet mo Muçi im. O tu bëftë Bardha kurban, ato janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër.

Po në Sarandë, një shitës ambulant peshku u përball me të njëjtin zyrtar, i cili i kërkoi kupon tatimor dhe certifikatë të origjinës së mallit për peshqit e kapur në det.

Lini një Përgjigje