
Analisti Alban Daci duke folur sa i takon situatë së trazuar brenda PD-së, ai tha se tashmë mes demokratëve po krijohet edhe një grupim i tretë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se grupi i tretë ka dy mundësi, ose do i bashkohen Partisë Demokratike, ose do i bashkohen pjesës tjetër, por nga të dyja anët duket se mundësitë për karrierë politike janë të zëna.
“Këta kanë dy mundësi, të qëndrojnë te Partia Demokratike dhe t’i dedikohen tërësisht partisë Demokratike, të shkojnë te grupimi tjetër dhe të vazhdojnë nëse ka mundësi dhe hapësirë për të bërë karrierë politike, por mesa di unë grupimi tjetër është i blinduar me struktura dhe pozicione e asnjë nga ata nuk ka ndër mend të largohet”, tha Alban Daci
Lini një Përgjigje