
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar reagimin e Lulzim Bashës për dënimin e Salianjit me 1 vit burg.
Ai u shpreh se Basha nuk duhet të kishte reaguar në atë mënyrë lidhur me çështjen e Salianjit pasi kur është bërë denoncimi publik Basha ka qenë kryetari i PD në atë kohë.
“Sot ndodhemi para faktit të kryer dhe ai është në burgun e Fierit. Kryetari në atë kohë ka qenë Basha dhe Salianji ishte i ri dhe sigurisht ai ka dalë në emër të PD dhe reagimi i Bashës pas vendimit tha se Salianji është viktimë i marrëveshjes Berisha-Rama.
Kjo ishte një ngjarje shumë e madhe sepse pasi iku Tahiri ai kishte dhe konflikte brenda PS. Sot ndodhemi para këtij fakti dhe jemi në një vendim gjyqësor ku gjykata dhe pse nuk është fabrikuesi nuk është zoti Salianji”, tha Hoxha për “TPZ”.
Lini një Përgjigje