TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2024, 21:51

Anduena Llabani plas "bombën": Priten arrestime në nivel politik, SPAK ka shkuar te zyrtarët që dalin te “Metamorfoza"

Shkruar nga Pamfleti

Anduena Llabani plas "bombën": Priten arrestime në nivel

Gazetarja Anduena Llabani ka paralajmëruar se priten arrestime të tjera në nivel politik.

Teksa ka folur lidhur me aksionin e opozitës në Kuvend, Llabani tha se SPAK ka nisur një hetim ndaj disa personave që kanë imunitet politik, të përfshirë në dosjen “Metamorfoza”.

“SPAK nisur një hetim ndaj personave që kanë imunitet politik dhe shumë prej tyre, të përmendur edhe në “Metamorfoza”, kanë rezultuar të përfshirë, që komunikojmë me grupe kriminale. Janë nga i gjithë Kuvendi. Kjo mund të jetë edhe pjesë e asaj çfarë ata mund të presin sepse thuhet në javën që vjen mund të kemi arrestime në nivel politik. Mund të ketë arrestime edhe nga opozita”, u shpreh gazetarja për “Abc News”.

Lini një Përgjigje