
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma, i cili mbërriti ditën e stome në Shqipëri, ka zhvilluar takime në ambasadën e SHBA në Tiranë. Ai ndodhet në Shqipëri në kuadër të një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Instagram”, teksa ka ndarë fotot nga takimi, zyrtari i DASH falënderon Shqipërinë për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen.
“Ishte kënaqësi teksa mbajta një takim në Ambasadën në Tiranë. Angazhimi me fuqinë tonë punëtore është jetik ndërsa përballemi me sfidat përpara dhe eksplorojmë mundësi të reja së bashku. Faleminderit, Shqipëri, për pritjen tuaj të ngrohtë — jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.
View this post on Instagram
Gjithashtu, Richard R. Verma zhvilloi një vizitë edhe në Kryeministri ku u taku me kryeministrin Edi Rama, të cilin e falenderoi për pritjen e afganëve. Gjithashtu ai theksoi se procesi i integrimit në BE, është një pikë kritike për të ardhmen e Shqipërisë.
"Shkëlqyeshëm takimi me kryeministrin Edi Rama në Tiranë për të falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë siguron, ndërsa Shqipëria përparon drejt integrimit të plotë evropian", shkroi ai në "X".
Great to meet Prime Minister Edi Rama in Tirana to offer thanks for hosting Afghans and supporting Ukraine. We agreed EU integration is critical for Albania’s future. Our strong partnership ensures, as Albania advances toward full European integration. @ediramaal @USEmbassyTirana pic.twitter.com/DXWqJuM5o2
— Richard R. Verma (@DepSecStateMR) January 8, 2025
Lini një Përgjigje