
Deputeti Tomorr Alizoti ka folur për situatën e vështirë të krijuar në veri të Kosovës, ku një polic mbeti i vrarë ndërsa u plagosën dy të tjerë.
I ftuar në Opinion, Alizoti tha se Serbia është më e rrezikshme se Rusia dhe po përdor taktikën e bazuar te doktrina politike “destabilizo dhe faktorizohu”. Kjo e fundit thotë Alizoti është kërcënim serioz për shqiptarët.
Tomorr Alizoti: Serbia madje është më e keqe se Rusia, në 1876-ën Serbia ka guxuar e vetme të sulmojë Perandorinë Osmane pa këshillimin dhe pa miratimin e palës ruse. Në 1914-ën ka qenë sebeb për Luftën e parë Botërore. Është i vetmi vend në Ballkan që ka guxuar të hyjë në luftë me NATO-n. Serbia është një vend me psikozë të madhe dhe në Mars të 2013-ës vrau kryeministrin për arsye nacionalizmi. Edhe Vuçiç nuk del dot jashtë kësaj kornize se rrezikon.
-Deri tani a kanë qenë ata drejtpërdrejtë të involvuar? Deri tani janë serbë të Kosovës të trajnuar në Serbi?
Tomorr Alizoti: Sepse Beogradi e ka taktikë. Pse duhet të rrëmbente policia zyrtare e Beogradit policët e Kosovës?! Edhe ai është një akt terrorist, vetë taktika është si koncepti i Rusisë “destabilizo dhe faktorizohu”. Negocimin Serbia, falë një rezistence që ka bërë Kurti ndaj serbëve, që filloi gjithë qeveria e Kosovës u atakua në mënyrë diplomatike, tani u atakua ushtarakisht. Të vetmit që i kanë qëndruar Serbisë janë kroatët dhe sllovenët që u shkëputën. Mesazhi im është që serbët në sytë e mi kanë një taktikë, që do fillojnë të krijojnë një rezistencë brenda Kosovës, si serbët e shtypur ndaj shqiptarëve, një lëvizje çlirimtare e serbëve për të mbajtur një vatër të nxehtë, do kthehemi doktrina politike “Destabilizohu, faktorizohu”.
Për mua ky është thelbi i problemit, Serbia është historikisht satelit i Rusisë, i vetmi vend që nuk shkëputet dot prej Rusisë. Një gjë është e saktë në Serbi, nëse guxon të cenosh nacionalizmin tradicional serb, rrezikon në Serbi. Për mua, nëse shqiptarët në këtë moment që po fillon të jetë seriozisht i vështirë, nuk unifikohen, do kenë kosto të mëdha në përballje me Serbinë, është vend shumë i rrezikshëm.
Lini një Përgjigje