
Gazetari Enton Abilekaj tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po tenton të bëjë Serbi në veri të Kosovës dhe diçka e tillë s’mund të quhet Asociacion, por separatizëm.
I ftuar në një intervistë për “Now”, Abilekaj tha se edhe perëndimi duhet të jetë i vetëdijshëm për “gogolin e Ballkanit” dhe të ketë kujdes kur trajton edhe Kosovën, edhe Serbinë njësoj, pasi bëhet fjalë për agresorin dhe viktimën.
“Ne këtë gogolin e Ballkanit, këtë që shkakton trazira në Ballkan duhet ta identifikojmë edhe për qasjen perëndimore sepse sot Perëndimi na i trajton agresorin dhe viktimën njësoj dhe kjo duhet theksuar nga Rama nga i pari. Agresori është ai që vrau, bëri gjenocid njëherë dhe është gati prapë sot të bëjë të njëjtën gjë. Çfarë tha Vuçiç dje? Vuçiç dje tha që po të mos ishin policë të Kosovës ata nuk do të kishte ndodhur kjo ngjarje, pra ai bëri mirë që e vrau se ishte shqiptar, se po të ishte i KFOR-it, ose serb nuk do të ndodhte. Vuçiç do polici serbe, do administratë serbe, do një enklavë serbe, do që aty përveç kufirit, që s’ka ca i bën, mundësisht të mos jetë as kufiri, të gjitha të tjerat të jenë serbe dhe ajo zonë të jetë Serbi, Serbia të bëjë çfarë të dojë dhe të jetë kot pjesë e territorit të Kosovës, por të jetë Serbi. Kjo çfarë quhet? Quhet Asociacion? Jo! Kjo quhet separatizëm", u shpreh Abilekaj
Lini një Përgjigje