TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2024, 07:26

Operacioni në Bashkinë e Tiranës, ish-prokurori: Me këto ritme SPAK nuk do lërë drejtor pa arrestuar

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni në Bashkinë e Tiranës, ish-prokurori: Me këto
Drejtorët e Veliajt që akuzohen nga SPAK

Ish prokurori Eugen Beci ka hedhur dritë mbi arrestimet e kryera nga SPAK në bashkinë e Tiranës.

Beci është shprehur se SPAK me këto ritme për korrupsionin që është përhapur në Shqipëri në nivelin e një endemie do të lejë vendi pa drejtorë.

"Para 2013 nuk kishte ndërkombëtar që nuk e ngrite zërin kur mazhoranca në atë kohë thoshte ndonjë fjalë për drejtësinë, ndërsa pas 2013 Sajmir Tahiri kryeministri aktual i rreshtonte drejtuesit e gjyqësorit në konferenca në 15 katësh ku vetëm fjalët e shara me rob shtëpie nuk dëgjonin.

Nuk mundet që mazhoranca të thotë që drejtësia është lule mos prek dhe një herë të thotë se është tela me gjemba.

SPAK me këto ritme për korrupsionin që është përhapur në Shqipëri në nivelin e një endemie do të lejë vendi pa drejtorë, duhet një zgjidhje politike për këtë situatë të rëndë që ka kapur vendin tonë", tha Beci.

GJKKO ka firmosur 9 masa sigurie, mes tyre 3 me arrest me burg për 3 ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha.

Ata akuzohen se gjatë kohës që ishin në poste drejtuese i dhanë tendera kompanisë “5D Konstruksion” sh.p.k." e cila fiktivisht menaxhohej nga 3 të tjerë, por 'de facto' Qato e Molla ishin pronarët e vërtetë. '5 D' u shpall fituese dhe u favorizua edhe në tendera të “Tirana Parking” dhe Klubi Sportiv “Tirana” .

spak operacioni në bashkinë e tiranës

Lini një Përgjigje