TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 22:33

“Janë shqetësuar se ka dalë bisha nga kafazi”, Arjan Çani zbulon planin e politikës për të “prangosur” SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti

“Janë shqetësuar se ka dalë bisha nga kafazi”, Arjan

Gazetari Arjan Çani deklaroi se sipas atyre që ende janë në kuadër të thashethemeve mazhoranca dhe opozita synojnë të kufizojnë disa kompetenca të SPAK.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, sipas tij, me gjithë direktivat amerikane që kërkojnë të mos shkelet vija e kuqe, mirë do të ishte që SPAK të zbutej pak dhe parlamenti me gjithë të metat e veta, i ka kompetencat ta bëjë këtë.

Janë thashetheme që qarkullojnë. Nuk e di nëse Rama si i plotfuqishëm në këtë vend ka në mendje t’i zbusë pak, amerikanët duhen marrë me rezervë, janë prapa ata, por ndoshta jo gjithmonë, se parashikojmë dot. Mirë do ishte të kishte një lloj ndryshimi, se ka një ekzagjerim, se është lëshuar tani bisha nga kafazi dhe mund të bëjë kërdinë, ‘ha’ edhe njerëz të pafajshëm dhe mirë është të kufizohen disa kompetenca (të SPAK). Pse duhet të çuditemi ne, ky parlament ka disa kompetenca”, tha Çani.

Lini një Përgjigje