TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2024, 16:17

Operacioni i SPAK/ Basir Çollaku: Po goditet "shtabi elektoral" i PS, dyshime se pati dekonspirime

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK/ Basir Çollaku: Po goditet "shtabi elektoral"

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar operacionin e sotëm të policisë me urdhër të SPAK.

Çollaku theksoi se ajo çfarë ‘çaloi’ tek operacioni i sotëm i SPAK është se nga 50 urdhërarreste që ishin, vetëm 8 apo 9 prej tyre u ekzekutuan.

Gazetari nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë, ndërsa ironizoi kur tha se po të shkosh në SPAK aty mund të gjesh të gjithë qeverinë.

“Mund të themi se Prokuroria e Posaçme tashmë ka hyrë në oborrin politik, juridik, ekonomik të qeverisë dhe të Edi Ramës. Duke parë këto lëvizje është pak e vështirë ta ndash se ku nis SPAK-u dhe ku nis qeveria. Sapo të shkosh tek SPAK-u, gjen gjithë qeverinë atje. Po të shkosh tek qeveria gjen SPAK-un atje brenda", u shpreh gazetari.

“Ka një lloj shkrirjeje interesante në këtë periudhë.
Ajo çfarë Prokuroria e Posaçme prezantoi sot me një listë prej 50 urdhër-arrestesh, unë e shoh si një listë urdhër-arrestesh të shtabit elektoral të PS-së në tre qarqe të zgjedhjeve të fundit së paku. Kjo është një shenjë e mirë. Kjo është një punë që duhet përgëzuar. Ajo çfarë çaloi sërish edhe tek operacioni i ditës së sotme ka të bëjë që nga 50 urdhër arreste, vetëm 8 apo 9 janë ekzekutuar”, shtoi Çollaku për Ora News.

basir collaku operacioni i spak

Lini një Përgjigje