TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2023, 21:55

Operacioni “flakë në det”, gazetari jep detaje: Skafistët u ndoqën për 12 orë në det!

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni “flakë në det”, gazetari jep detaje:

Gazetari Lavdrim Lita duke folur për operacionin “flakë në det” tha se shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Metaj ishte taksisti i Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si “Baroni” i kokainës.

Në një intervistë për emisioni “Now” në “Euronews Albania”, Lita tha se shefi i komisariatit të Laçit nuk u implikua rastësisht në operacionin policor “Flakë në det” ku u parandalua shkëmbimi detar i lëndëve narkotike.

Gëzim Çela kur është arrestuar në Itali përpara 18 vitesh ose diçka e tillë, në grupin e Gëzim Çelës ishin dhe ukrainas sepse janë akuzuar se kanë vrarë dy karabinierë në Itali. Gëzim Çela ka lidhje me mafien ukrainase e ruse që para 18 vitesh. Janë lidhje të vjetra. Ndërkohë, del drejtori i policisë dhe merr merita për arrestimin e shefit të komisariatit të Laçit të cilin e ka emëruar vetë. Këtu merita është vetëm e SPAK-ut, DEA-s dhe FRONTEX-IT që kanë monitoruar nga ajri dhe Guarda di Finanzia që i ka ndjekur për 12 orë skafistët në det”, u shpreh Lita.

operacioni flakë në det

Lini një Përgjigje