TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2023, 21:34

Nuk u lejua në Kuvend për ligjin e Akademisë së Shkencave, Fuga akuza Kuvendit: Skandal i madh shtetëror

Shkruar nga Pamfleti

Nuk u lejua në Kuvend për ligjin e Akademisë së Shkencave,

Akademiku Artan Fuga, tha se nuk u lejua të dëgjohej në lidhje me projektligjin për Akademinë e Shkencave. Fuga u shpreh se ai ka bërë një kërkesë zyrtare sipas të gjitha rregullave që të ishte pjesë e seancës, por Petro Koçi tha se nuk do dëgjohej.

Artan Fuga vijoi duke thënë se ky veprim shkel rregulloren e kuvendit të Shqipërisë pasi sipas tij, rregullorja thotë se nuk mund të kalojë asnjë projekt-ligj në seancë plenare për t’u dëgjuar nëse në komision nuk zhvillohen seancat e dëgjesave publike, kur dëgjohen të gjitha palët e interesuara.

“Ju kërkoni arsye, sepse kërkoni logjikën. Unë këtu nuk jam në pozitën e një komentatori apo të një analisti, këtu jam palë e interesuar dhe pozicionohem ndryshe. Një deputet i Republikës së Shqipërisë, guxon të vejë veton dhe të thotë se filani nuk do dëgjohet.

Kjo në kuptimin tim dhe në atë që është e dokumentuar, shkel me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është ai skandali i madh që nga koha e themelimit të shtetit të Shqipërisë, unë nuk di në historinë e politikës shqiptare që një qytetar të ketë të drejtën të dëgjohet nga një institucion dhe një anëtar i këtij institucioni të thotë se kjo nuk do të ndodhë.

Kjo është të shkelen të drejtat qytetare më minimale. Rregullorja thotë nuk mund të kalojë asnjë projekt-ligj në seancë plenare për t’u dëgjuar nëse në komision nuk zhvillohen seancat e dëgjesave publike, kur dëgjohen të gjitha palët e interesuara”, u shpreh Artan Fuga për Euro News.

akademiku artan fuga ligji akademia e shkencave

Lini një Përgjigje