TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 21:24

“Nuk pranonte ta merrte askush urdhrin e gjykatës”, Artan Hoxha jep detaje: Berishës ia futën zarfin poshtë derës

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk pranonte ta merrte askush urdhrin e gjykatës”, Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të tjera nga përpjekjet e Policisë së Shtetit për t'i dorëzuar Sali Berishës vendimin e gjykatës për masën e sigurisë "detyrim paraqitje".

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se kur Berisha dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar të marrin dokumentin, për këtë arsye policia ka tentuar disa herë, duke u paraqitur në banesë.

Madje sipas tij, drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku është thirrur në SPAK për të gjetur një zgjidhje.  Si përfundim, pasi kanë ardhru "vërdallë" disa herë, autoritetet e kanë dorëzuar dokumentin, duke e futur poshtë derës së banesës së Berishës.

Hoxha gjithashtu dha detaje nga arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas. Ai tha se policia i druhej një arratisje të mundshme, për shkak se Malltezi kishte fikur telefonin, i cili sipas tij i është sekuestruar.

"Lajmi i freskët ishte fakti që gjykata komunikoi masën e sigurisë Malltezit dhe Bektashit. Prokuroria e ka bërë kërkesën në datën 15, gjykata e ka mbajtur për pesë ditë dhe të premtën ka vendosur arrest me burg për Malltezin. Detyrim paraqitje për Berishën dhe Bektashin.

Në datën 20, vendimi i është komunikuar policisë së shtetit. Policia e shtetit ka filluar përpjekjet për lokalizimin e Malltezit dhe rreth mbrëmjes, telefoni që ka patur policia që përdorej nga Malltezi është fikur. Në atë moment policia kishte frikë se ai mund të largohej.

Pra telefoni zyrtar i Malltezit ishte fikur dhe të shtunën policia nuk ka patur adresë, ka kërkuar në disa adresa. Ndërkohë në facebook vijontë komunikimin. Ai kishte qenë në Vlorë dhe më pas ka ardhur në Tiranë.

Arrestimi është bërë në Rinas, në kohën kur ka vajtur për të pritur bashkëshorten. Ndalimi është bërë para se bashkëshortja të zbriste nga avioni. I është bllokuar edhe një aparat celular, që është dërguar në laborator. Ndërkohë, vendimet që ka marrë gjykata, sot janë miratuar dy nga vendimet. Malltezi do të qëndrojë në arrest me burg

Dje dhe sot policia ka tentuar disa herë të kontaktojnë Berishën. Kanë vajtur disa herë, hapej dera e shtëpisë dhe askush nuk merrte vendimin. Sot u thirr Met Rrumbullaku në SPAK, që të gjenin një mënyrë se si ti jepnin vendimin Berishës. Kanë vajtur oficerët sot dhe nuk e merrte askush vendimin. Deri në orën 18:00, policia nuk e ka dorëzuar dot, por e kanë future në një zarf dhe e kanë future poshtë derës.

Avokati i doktorit, vajti në seancë ndërkohë që Berisha nuk pranon të marrë dijeni për vendimin e gjykatës. Tjetra, ju thatë që Berisha foli dy orë, por atë deklaratë që bëri sot, ai reagim duhet të bëhej në gjykatë dhe Berisha duhet të ishte në gjykatë. Berisha tha përgjigje për një vendim të gjykatës që nuk e pranon ta marrë. Personi del dhe flet në media, e ka marrë vesh çfarë bëhet fjalë, por nuk pranon të marrë vendimin. Policia ia ka future zarfin poshtë shtëpisë, sepse nuk pranon ta marrë.

Nëse në orën 14:00 do të zhvillohet seanca. Besoj se do të shohim edhe avokatët e zotit Berisha, por kjo është situate ku ndodhemi. Fabula deri tani është, akuzohet zoti Berisha për një akuzë, Malltezi për dy dhe Bektashi për dy. Pse Malltezi është vlerësuar me arrest në burg dhe biznesmeni Bektashi për korrupsionin aktiv, është lënë detyrim paraqitje.

Pra, paratë i ka dhënë Bektashi, përfituesi është Malltezi, që i mori paratë sepse ndërhyri te Berisha, i cili duke ndryshuar ligjet, krijoi mundësinë që ajo pronë të kthehej nga pronë shtetërore në truall ndërtimi. Kjo është pak a shumë akuza. Pra Berisha ka përgatitur dhe ndihmuar. Ky objekt me 26 mijë metra, a mund ta merrnin pronarët pa një fuqi madhore dhe ndërhyrje? A do ta merrnin dot? Nëse kjo arrin të provohet se është bërë duke shkelur ligjin siç pretendon SPAK, këtu bie përgjegjësia mbi Sali Berishën, që është ndikuar nga dhëndri i vet për të vënë në lëvizje të gjithë strukturën shtetërore", tha Hoxha.

berisha urdhri gjykatës

Lini një Përgjigje