TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2024, 22:36

“Nuk i binden as Edi Ramës”, Fitim Zekthi: Krimi i organizuar është fuqizuar shumë!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk i binden as Edi Ramës”, Fitim Zekthi: Krimi i organizuar

Politologu Fitim Zekthi, duke diskutuar mbi lidhjet e politikës me krimin dhe këtij të fundit me policinë, bazuar në dosjen e fundit të SPAK që bazohet në transkriptet e platfomës SKY, tha se kemi një përpjekje të Prokurorisë Speciale që ndodh për herë të parë për të prerë këto lidhje.

Në një intervistë për emisionin “Open” në News24, Zekthi tha se këtu nuk dihet kush komandon, i komandon Kryeministri apo këta komandojnë.

Unë mendoj se i komandon Kryeministri”, tha Zekthi.  Politologu tha se në vende si Guatemala, Peruja, Kolumbia nuk drejtohen nga qeveritë e tyre, por nga grupet kriminale.

Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është në fazën që e kap kryeministri nga veshi, sepse janë fuqizuar aq shumë sa nuk bindem që Edi Rama mund t’i komandojë”, tha Zekthi.

Ai tha se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri është aq i koklavitur sa është e vështirë të thuhet sot sepse kanë 30 vjet që fuqizohen.

Lini një Përgjigje