TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2024, 22:26

Alarmi për bomba në shkolla, Karamuço zbulon se kush i dërgoi mesazhet kërcënuese!

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi për bomba në shkolla, Karamuço zbulon se kush i

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi detaje nga rasti i pak ditëve më parë, ku një alarm i rremë ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, pasi disa shkolla të vendit u kërcënuan se do të sulmoheshin me bombë.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Karamuço tha se e-maili ka ardhur nga person me origjinë ruse, por me vendbanim në Serbi, ndërsa tregon se dosja i është referuar SPAK-ut.

E mbani mend për mesazhin në shkolla, kanë bërë veprime Policia e Shtetit, antiterrori dhe SHISH dhe ka rezultuar se personi që e ka bërë është rus që ndodhet në Serbi. Këtë veprim e ka bërë edhe me Malin e Zi dhe Kosovën.

Dosja i është referuar SPAK për ta ndjekur për akte terroriste, ka qenë alarm nga dikush. Është i identifikuar, por mbahet sekret emri dhe mbiemri”, tha eksperti.

Lini një Përgjigje