
Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali ka deklaruar se liria e medias në Shqipëri nuk ekziston më.
Cukali u shpreh se ka gazetarë dhe media që luftojnë, por janë shumë pak dhe se skandalet e mëdha jepen vetëm nga 2-3 media televizive në vend.
Sipas Koloreto Cukalit, kjo situatë është shumë shqetësuese.
“Mendoj se liria e medias nuk ekziston më. Mendoj se po mbrojmë copëza të medias dhe e kemi kaluar këtë pjesën e rrezikut. Jetojmë në një periudhë të medias dhe në një krizë ekonomike. Në vendin tonë nuk ekziston liria e medias. Duhet ta rifitojmë lirinë e medias”, u shpreh Cukali për Ora News.
“Ka gazetarë dhe media që luftojnë, por janë shumë pak. Skandalet e mëdha jepen vetëm nga 2-3 media televizive në vend, është shumë shqetësuese. Dallimi mes nesh dhe Kosovës janë kryeministrat në raport me lirinë e medias. Në Kosovë ka një qëndrim të qeverisë që nuk i ushqen me para mediat, ndryshe nga Shqipëria që pushteti i ka në xhep mediat”, shtoi Cukali.
Lini një Përgjigje