
Gazetarja Glidona Daci ka komentuar sjelljen e Ilir Metës ditën e sotme dhe sulmet ndaj SPAK.
Ajo tha se akuzat e Metës ndaj bashkëshortes, ishin skandaloze dhe sjellja agresive e kreut të PL-së sipas saj ishte gjëja më e shëmtuar. Gazetarja e cilësoi si skandaloze edhe sjelljen e tij me gazetarët.
“Gjëja më e shëmtuar si një burrë të dalë të thotë për partneren e vet, në një konferencë shtypi të thotë gruaja i ka bërë të gjithë. Nuk i pëlqente asnjë pyetje. Në mënyrën si u qas pyetjeve të kolegëve ishte e shëmtuar. Një sjellje e tillë, një agresivitet i tillë nuk e kisha parë. Pyetja a keni frikë nga SPAK e acaroi zotin Meta, që nuk lëvizi as ku shoqëruesi erdhi për ta marrë. E nisi, kam ardhur për të takuar dumdumanin. Interesin jonë”, tha Daci për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje