Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur raundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan.
Sipas Web-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe eksperti sigurisë Bedri Elezi, i cili tha se SHBA ka një program me të cilin hulumtojnë personat e ndryshëm të cilët kanë në plan apo punojnë për institucione të ndryshme për të dëmtuar interesat amerikane.
Ai tha se për fat të keq në këtë listë janë të përfshirë edhe qytetarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni.
“Në vazhdimësi SHBA ka publikuar listat e personave non-grata, ku fatkeqësisht ka edhe qytetarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, ku SHBA i ka klasifikuar si persona të padëshiruar për SHBA-në. Kjo listë do të vazhdojë edhe më tutje, ku SHBA ka një program të publikimit të listave që bëhet në kohëra dhe me arsyetim të caktuar, kur ka aktivitete të ndryshme të departamentit amerikan në çështje të caktuara, publikon disa lista për të mos shkëputur asnjëherë komunikimin me qytetarë për të informuar personat të cilët janë të padëshiruar për SHBA-në”, tha Elezi.
Përsa i përket rolit të Serbisë, Elezi tha se Serbia, aleat i Rusisë, po mundohet të pëmbushë detyrimet që ka ndaj Rusisë dhe për të mbajtur Ballkanin të tensionuar dhe ia ka arritur qëllimit.
"Çdo rekomandim nga SHBA-ja dhe NATO duhet të merret seriozisht , ku mund të reflektojmë ndaj një përpjekjeje serioze për mos eskalimin e situatës së sigurisë në Ballkan dhe në gjithë Evropën. Në asnjë moment, ne nuk guxojmë të lejojmë ‘vatrën e zjarrit’ për cënimin e Ballkanit apo gjithë Evropës”, tha eksperti.
Kemi parë një vizitë të shefit të shërbimit sekret serb, dhe kryetarit të Bosnjes, të cilët kishin bërë në viztë në Moskë tek Presidenti Putin, ku kishin marrë udhëzimet e duhura për të përgatitur eskalimin e situatës së sigurisë.
“Serbia e cila është aleat i Rusisë, po mundohet të pëmbushë detyrimet që ka ndaj Rusisë dhe për të mbajtur Ballkanin të tensionuar dhe mund të themi se ja ka arritur, pasi kemi parë faktin që më 24 shtator ka pasur një sulm terrorist që u përfshinë një grup i madh i anëtarëve të grupeve terroriste, po ashtu edhe një arsenal armësh të cilat vërtetë ishin për të trajtuar një organizatë të fuqishme siç ishte ajo e datës 24 shtator.”, shtoi Elezi.
Duke komentuar reagimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se Rusia po përgatit një operacion të quajtur “Maidan-3”, me qëllim që të shkaktojë një grusht shteti në Ukrainë dhe se ajo mund të krijojë “kriza të reja” në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë, eksperti tha se pas këtyre veprimeve dhe defekteve qëndron Moska, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë, e njëjta dëshiron që të hapë vatra të tjera të zjarrit dhe këtë gjë e bëri në Lindjen e Mesme, Rripin e Gazës.
“Ne kemi paralajmëruar edhe më parë të njëjtën gjë kur kemi thënë se pas këtyre veprimeve dhe defekteve qëndron Moska, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë, e njëjta dëshiron që të hapë vatra të tjera të zjarrit dhe këtë gjë e bëri në Lindjen e Mesme, Rripin e Gazës. Prandaj këto paralajmërime që ka bërë Presidenti i Ukrainës kanë qenë që jo vetëm ne po shumë ekspertë dhe institucione të ndryshme e kemi parë reagimin e kancelarit gjerman, Scholz, i cili kërkoi vigjilencë të lartë nga NATO dhe KFOR-i në Kosovë, deklarime të departamentit të SHBA-së. Në veri të Kosovës kanë dërguar forca shtesë në 4 komuna me shumicë serbe si Britania, Turqia, Hungaria dhe kemi dislokim të brigadave shumëkombëshe në Kosovë drejt veriut. Pra ka lëvizje konkrete që argumenton poretendimet e Presidentit Zelensky”, tha Elezi.
Po ashtu eksperti Elezi shtoi se është evidente prezenca e forcave të inteligjencës së sigurisë së Rusisë, e cila është e shtrirë në Malin e Zi, Serbi, Bosnje, dhe në Maqedoni. Ai tha se “agjencitë e shërbimeve inteligjente të vendeve Ballkanike duhet të bashkëpunojnë ngusht për shkëmbyer informacione me personat dhe personalitetet ruse, sidomos ato që fshihen pas bizneseve të dnryshme ku kemi parë se shumë biznese apo ndikime përmes komunikimit vijave tregtare ka pasur mjaft në rajon dhe ne nëse ndajmë informacionet së bashku si shtete ballkanike dhe koordinohemi mirë me SHBA-në mendoj që do të zvogëlojmë ndikimin rus”.
“Shërbimet sekrete ruse sidomos FSB dhe GRU janë prezente në Ballkan, sidomos në Malin e Zi, Serbi, dhe Bosnje, ku mjaft mirë janë të shtrira edhe në Maqedoni. Ka edhe aktivitete të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, ku mund të themi se në Kosovë janë më të fokusuar për shkak të prezencës së ushtrisë amerikane të cilat operojnë më fuqishëm në territorin e Republikës së Kosovës , ku kemi pasur raste edhe të personave të ndaluar ose arrestuar për aktivitete të ndryshme, si psh në Shqipëri në një kazermë ushtarake dhe gjithashtu edhe rasti në Maqedoni që ka pasur tentime për të minuar paqen dhe sigurinë në ato pjesë, ku edhe në Malin e Zi ku ka pasur përpjekje edhe për grusht shtet. Pra prezenca e forcave të inteligjencës së sigurisë së Rusisë është evidente”, përfundoi Elezi.
Lini një Përgjigje