TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2023, 13:30

Eksperti: Marrëveshja Kosovë-Serbi në fokus të Britanisë!

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti: Marrëveshja Kosovë-Serbi në fokus të

Andi Hoxhaj, lektor në Mbretërinë e Bashkuar ka komentuar emërimin e David Cameron si sekretar i  punëve të jashtme.

Duke folur rreth ndikimit që zgjedhja e tij do të ketë në Ballkani Perëdnimor, Hoxhaj tha se një nga çështjet më të rëndësishme që ka në fokus Britania, është arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“David Cameron e njeh Ballkanin dhe Europën. Problemet që ka pasur me Europën do jenë pak të vështira sepse ai vazhdon të jetë figura e Brexit, por nga ana tjetër shikohet edhe pozitive sepse në fund të fundit është tepër demokrat, sepse ai u dha njerëzve zgjidhje. Sa i përket Ballkanit perëndimor, Britania e madhe është tepër e investuar.

Ne kemi edhe një të dërguar special në Ballkanin Perëndimor dhe duket që David Cameron do jetë goxha i përfshirë. Një nga prioritet që ka Britania e Madhe është që të gjejë në zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës. Besoj se ajo do jetë në fokus në ditët në vazhdim që të ndihmojë palët për të gjetur marrëveshjen”,-tha Andi Hoxhaj.

Lini një Përgjigje