TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2024, 22:38

Ndarja e Metës me Kryemadhin, ish-deputetja flet për garën e çiftin në politikë: Krisja e marrëdhënies, për shkak të ambicieve personale

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja e Metës me Kryemadhin, ish-deputetja flet për garën e

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj tha se fillimisht i ishte dukur i pabesueshëm lajmi rreth divorcit të ish-presidentit, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit.

Duke folur si sociologe, Malaj tha se çifti Meta ka pasur një garë shumë të fortë përballë njëri-tjetrit në lidhje me ambiciet personale, gjë që edhe mund të ketë shkaktuar konflikte në çift, madje gjatë fushatës elektorale ata nuk flisnin as me telefon me njëri-tjetrin.

“Çiftet në vitin e 15, të 25 dhe në vitin e 35 kanë gjithmonë krisje të forta për arsye të ndërrimit të hartës së tyre personale. Gara në qasjen time, mes Ilirit dhe Monikës, ishte e tillë, se ata u rritën të dy dhe përtej garës politike, kishin edhe një ambicie personale, për tu realizuar. Meta i mori të gjitha shkallët e realizimit, deri në nivelin më të lartë. Kur ai mori presidencën, zonjë Kryemadhi nuk u bë zonjë e parë, u bë vajza zonjë e parë.

Zonja Kryemadhi mori të gjithë pushtetin që i jepte një lidership që i jep pozicioni politik. Kur Meta shkoi në presidencë u mundua “të tkurrej” në mënyrë që Monika të kishte të gjithë forcën e saj dhe nuk ishte imponues e në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër u baraslargua edhe nga deputetët. Kur të dy palët rriten, në vendimmarrje në shpi nuk janë më njësoj dhe në ngarkesën politike që merr zonja Kryemadhi, pesha është shumë e madhe”, tha Malaj në “Review”.

 

ish deputetja kryemadhi meta ndarje poltike ambicieve personale

Lini një Përgjigje