TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2024, 20:42

Motra e Egli Progës flet nga protesta: Do kërkoj drejtësi deri në fund, prokurorja që zbuti akuzën u tërhoq nga çështja!

Shkruar nga Pamfleti

Motra e Egli Progës flet nga protesta: Do kërkoj drejtësi deri

Në protestën për Egli Progën e cila po zhvillohet këtë mbrëmje në kryeqytet, është e pranishme edhe motra e viktimës. Jonida Proga, ka deklaruar se i vëllai u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ajo theksoi se 42-vjeçari u qëllua nga 4 barbarë, ku një prej të cilëve u dorëzua në mënyrë të kontrolluar, ndërsa 3 të tjerët janë lënë të lirë dhe “kanë 9 ditë që pinë raki”.

Jonida Proga deklaroi se prokurorja Vasjana Postol, është dorëhequr nga hetimi për çështjen.

Ndër të tjera ajo hodhi edhe akuza ndaj policisë duke ironizuar deklaratën e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Motra e viktimës tha se Egli nuk u ndihmua duke u lënë të lëngonte për 30 minuta.

Motra e viktimës u shpreh se është e vendosur për t’i shkuar drejtësisë deri në fund.

“Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia?

Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime. Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar.

Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, u shpreh ajo.

Lini një Përgjigje