TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2024, 18:17

“Drejtësia e re ka vënë në vështirësi politikën”, Agim Baçi: 80 përqind e shqiptarëve mbështesin SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësia e re ka vënë në vështirësi

Analisti Agim Baçi deklaroi se 80 përqind e shqiptarëve mbështesin SPAK-un. Baçi theksoi se drejtësia e re e ka vënë në vështirësi politikën. Ai u shpreh se opozita hall më të madh ka çështjen e Sali Berishës.

Baçi theksoi se shoqëria shqiptare nuk është mësuar që të shohë kaq shumë procese për persona që janë të fuqishëm politikisht dhe opozita të dalë kundër SPAK.

“Drejtësia e re u votua me 140 vota, si asnjë nismë tjetër. Por duket se drejtësia e re e ka vënë në vështirësi politikën. Në mënyrë paradoksale, në vend se të mbështetej nga opozita, duket se po mbështetet nga qeveria. SPAK po vë para drejtësisë njerëz që shoqëria shqiptare nuk priste të shkonin në gjyqe. Nuk është mësuar shoqëria shqiptare që të shohë kaq shumë procese për persona që janë të fuqishëm politikisht dhe opozita të dalë kundër SPAK, ka pak paradoks, pavarësisht se mund të kemi kontestime. Shumica e të goditurve nga SPAK janë nga maxhoranca. Opinioni publik mbështet SPAK dhe opozita i është kundërvënë asaj që opinioni më tepër beson e ky është paradoks.

80 përqind e shqiptarëve besojnë tek SPAK. Duhet të jemi të vetëdijshëm që SPAK nuk mund të luftojë e vetme korrupsionin dhe krimin. Dumani ka thënë se shumë institucione nuk raportojnë korrupsionin dhe krimin dhe kështu nuk është gjithçka e lehtë. Opozita mendon se del në konferencë dhe nesër SPAK do nisë hetimet. Por duhen dhe prova. Opozita ka bërë hallin e Berishës më të rëndësishëm se çdo problem tjetër. Rama nuk mund të thotë se nuk kam përgjegjësi, pasi ka dhënë fjalën se do të zgjedhë ekipin më të mirë për të drejtuar. Atëherë, pse duhet të zgjidhte Ahmetajn, Beqajn, Rroshin etj?”, u shpreh Baçi për “News 24”.

Lini një Përgjigje