TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2024, 17:37

Protesta në kryeqytet për vrasjen e Egli Progës, bllokohen disa akse rrugore

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në kryeqytet për vrasjen e Egli Progës, bllokohen disa
Foto Ilustrim


Ditën e sotme do të zhvillohet një marshim në kryeqytet për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim në lidhje me akset rrugore që do të bllokohen.
Marshimi pritet të nisë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:30 dhe të vazhdojë deri te kryeministria.

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orën 19:30, parashikuar për t’u zhvilluar nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali” si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit”, njofton policia.

Ngjarja e ndodhur javën e kaluar tronditi opinionin publik. Veprimet institucioneve në zbatimit të ligjit dhe ato të drejtësisë për të kaluar përgjegjësinë tek njëra-tjetra, përforcuan dyshimet se diçka ka shkuar keq me zbardhjen e ngjarjes mbrëmjen e 10 gushtit në qytetin liqenor.

Denis Meçe është sot në arrest me burg për vrasje nga pakujdesia, ndërsa sipas policisë vrasja ishte me dashje. Prokuroria dhe gjykata nuk e mbajtën përgjegjësinë për lehtësimin e akuzës, çka shkaktoi reagimin e fortë të familjareve të të ndjerit.

vrasja e egli proges

Lini një Përgjigje